“Berisha shfaq posterin e Ballukut në Kuvend, Garda ndërhyn dhe e largon nga foltorja”

Data

Ndërsa seanca plenare kaloi me votimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit që u miratua me shumicën e votave të mazhorancës dhe që lidhej me projektbuxhetin dhe projektprogramin, kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi dy minuta fjalë për shpjegim vote sipas rregullores.

Ai ndërsa doli në foltore, mori në dorë një poster me zv/kryeministren Belinda Balluku, që lidhet me skandalin e fundit të aferës së tenderit të Llogarasë, për të cilën ajo është marrë e pandehur nga SPAK.

Përveç fotos së zv/kryeministres aty kishte edhe detaje nga dosja hetimore, për vjedhjen korruptive të tenderit dhe mesazhet e rrjedhura nga dosja në media.

Berisha u përpoq ta mbështeste diku posterin, ndërsa Peleshi i kërkonte të mbante fjalën me minutazh, duke matur kohën. Pranë i qëndronte edhe një punonjës Garde që largoi posterin pasi Berisha u kthye në foltore për fjalën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related