Ish-e dashura e Klodit thyen heshtjen për afrimitetin me Londrimin: “Nuk e përjashtoj, por s’e besoj… Klodi pëlqen vajzat natyrale”

Data

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova 4” ka nisur të qarkullojë një prej thashethemeve më të komentuara ditët e fundit: a po lind një romancë mes banorëve Klodian Mihaj dhe Londrimit? Afrimiteti i tyre ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale, ndaj në lojë është futur edhe një person shumë i afërt me Klodin – ish-e dashura e tij, Michelle Veronesi.

E pyetur nga Prive për raportin mes dy djemve, Michelle u shpreh se Klodi është gjithmonë social dhe i afërt me njerëzit, dhe se sjellja e tij në shtëpi nuk është e pazakontë.

“Ai kishte një marrëdhënie të mirë edhe me një djalë tjetër në reality show-n ku ishim bashkë. Unë po krahasoj vetëm dy miqësi,” tha ajo, duke nënvizuar se afrimiteti nuk është domosdoshmërisht romantik.

Megjithatë, ajo la të hapur një derë për surpriza.

“Nuk besoj që do të bënte diçka me një djalë… ta puthte apo diçka tjetër. Por kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jetë gjithçka. Nuk e shoh të jenë çift.”

Michelle foli edhe për pëlqimet e Klodit ndaj vajzave, duke thënë se ai ka një shije shumë të qartë:

“Atij i pëlqejnë vajzat natyrale, pa kirurgji, me pak grim. Kur ishim bashkë më thoshte: ‘Më pëlqen që je e vetmja vajzë natyrale.’”

Sipas saj, brenda BBVK-së vajzat nuk përputhen shumë me “tipin” e Klodit, ndaj ajo beson se çdo afrimitet romantik mund të nisë vetëm nëse vajzat e ndërmarrin hapin e parë.

“Nuk besoj se ai pëlqen ndonjërën aty. Nëse lind diçka, do të vijë nga vajza, jo nga ai.”

Deri tani, as Klodi as Londrimi nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim të drejtpërdrejtë për raportin e tyre, ndërsa publiku vazhdon të spekulojë mbi afrimitetin mes tyre, i cili po komentohet gjerësisht si një prej dinamikave më intriguese të këtij edicioni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related