SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

Data

Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për kryetarin socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Prokurori i SPAK, Edvin Kondilli ka kërkuar për Edison Memollën dënimin me 1 vit burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.

Në lidhje me çështjen në fjalë janë marrë të pandehur dhe shtetasit Ndriçim Tafxhafa, Blerin Xhamani dhe Isuf Tosku.

Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për më 10 Janar.

Hetimet për çështjen nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Në material, Memolla dëgjohet duke ndërhyrë tek një elektricist i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër, me qëllim që tu marrë votën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related