Një ngjarje e rëndë ka tronditur brigjet jugore të Kretës, ku të paktën 18 emigrantë kanë humbur jetën pasi një varkë u gjet gjysmë e fundosur në ujërat territoriale të Greqisë.
Sipas mediave greke, trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti ndërsa dy persona kanë arritur të mbijetojnë dhe janë shpëtuar nga autoritetet.
Operacion i madh kërkim-shpëtimi në det
Roja Bregdetare greke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi, ku janë angazhuar:
- 2 anije të Rojës Bregdetare
- 1 anije e Frontex
- 3 mjete lundruese të rajonit
- 1 helikopter Super Puma
- 1 avion i Frontex
Varka u pikas rreth 26 milje në jugperëndim të ishullit Chryssi nga një anije transporti me flamur turk, e cila njoftoi menjëherë autoritetet.
Kushtet e vështira atmosferike komplikuar operacionin
Në zonë raportohet se fryjnë erëra perëndimore me forcë 4 ballë, duke e bërë edhe më të ndërlikuar procesin e kërkimit të të mbijetuarve.
Ende nuk ka informacion të saktë për numrin e personave që ndodheshin në bord, ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet me frikën se bilanci mund të rritet më tej.