Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Unazën e Madhe në Tiranë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar që drejtonte motorin e tij. Viktima është identifikuar si Olton Gjambeu.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Tiranës, rreth orës 21:00, një motomjet dhe dy automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir, e cila ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit.
Dy drejtuesit e automjeteve të tjerë, me inicialet GJ.L. dhe A.Sh., ndodhen në vendngjarje dhe po japin deklarimet e tyre përpara grupit hetimor.
Policia njofton se po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin e rëndë.
