Kombëtarja shqiptare ka mësuar sot kundërshtarët e saj të mundshëm në Kupën e Botës 2026 dhe, nëse arrin të kalojë fazën play-off në mars, do të përfshihet në një nga grupet më të vështira të turneut: Grupi F.
Ky grup njihet shpesh si “i mallkuar”, pasi në historinë e Botërorëve, asnjë ekip i pozicionuar në këtë grup nuk e ka fituar trofeun. Përjashtim i afërt ishte Argjentina në vitin 2014, që mbërriti deri në finale por nuk e siguroi titullin.
Përtej statistikave, sfida sportive është edhe më e madhe për Shqipërinë, e cila do të përballej me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë – tre kundërshtarë me profile shumë të ndryshme.
Holanda – e vetmja e njohur për Shqipërinë
Nga tre rivalët, Shqipëria ka luajtur vetëm ndaj Holandës, në katër ndeshje zyrtare:
- 1964 (kualifikueset e Botërorit 1966): dy humbje me rezultatin 2-0
- 2006–2007 (kualifikueset e Euro 2008): fitore e Holandës 2-1 në Amsterdam dhe 1-0 në Tiranë
Goli i vetëm i kuqezinjve kundër “Tulipanëve” mban firmën e Debatik Currit.
Japonia dhe Tunizia – rivalë të panjohur
Me Japoninë dhe Tunizinë, Shqipëria nuk ka luajtur kurrë në nivel kombëtaresh A. Kjo e bën Grupi F edhe më të paparashikueshëm në aspektin taktik dhe psikologjik.
Rrugëtimi drejt Botërorit
Për të mbërritur te ky grup, Shqipëria duhet të kalojë fillimisht Poloninë në gjysmëfinalen e play-off-it më 26 mars dhe më pas të fitojë finalen më 31 mars ndaj fituesit të Ukrainë–Suedi. Vetëm atëherë ëndrra e një Botërori të dytë në histori bëhet realitet.
