Aksident tragjik në Unazën e Madhe në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari që drejtonte motorin

Data

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Unazën e Madhe në Tiranë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar që drejtonte motorin e tij. Viktima është identifikuar si Olton Gjambeu.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Tiranës, rreth orës 21:00, një motomjet dhe dy automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir, e cila ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit.

Dy drejtuesit e automjeteve të tjerë, me inicialet GJ.L. dhe A.Sh., ndodhen në vendngjarje dhe po japin deklarimet e tyre përpara grupit hetimor.

Policia njofton se po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin e rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related