I dyshuar për vrasje dhe trafik droge/ Kush është Juliand Halili

Data

Juliand Halili, i njohur edhe me emrat Xhuliano Halili ose Niko, konsiderohet nga policia greke si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Greqi, i lidhur me një sërë vepresh të rënda penale dhe aktivitetesh të organizuara kriminale.

44-vjeçari akuzohet për të paktën katër vrasje, një tentativë vrasje dhe po hetohet edhe për një vrasje të fundit brenda burgut të “Koridhalos”, një nga ambientet më të sigurisë së lartë në vend.

Sipas hetimeve, Halili ka vepruar nën urdhrat e njohurishëm të krimit të organizuar grek Vasilis Varelas, një figurë kyçe e trafikut të drogës dhe krimeve të rënda në territorin grek. Nën drejtimin e tij, Halili ka qenë pjesë e ngjarjeve kriminale që nga viti 2008, përfshirë:

  • 6 mars 2009 – Tentoi të qëllonte ish-burrin e gruas së Varelas në Nea Filadelfia, duke qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në gjoks; viktima mbijetoi pas operacioneve.
  • 5 gusht 2009 – Tentoi sërish atentat ndaj të njëjtit person në Igumenicë, por arma u bllokua.
  • 11 nëntor 2008 – Në Mikromani të Kalamatës, ndodhi vrasja e 29-vjeçarit Sotiri Psikopaida, i goditur katër herë, përfshirë një plumb në kokë.
  • 29 nëntor 2011 – Me urdhër të Varelas, Halili ekzekutoi 35-vjeçarin Fillim Mesaja dhe djalin e tij 2.5-vjeçar Oligert Mesaja pranë lumit Pamiso në Mesinia. Ngjarja lidhej me larje hesapesh mes grupeve kriminale.

Në vitin 2018, Halili u arratis nga Porti i Pireut gjatë transferimit drejt burgut, së bashku me të dënuarin Alfons Ndoci, por u kap sërish nga autoritetet brenda pak kohësh.

Ngjarja më e fundit që tronditi opinionin publik ndodhi në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, ku Halili vrau të burgosurin Alfons Ndoci dhe plagosi Altin Vokrri. Hetimet greke ngrenë dyshime se vrasja e Ndocit ishte porositur nga jashtë burgut dhe lidhej me shpërblim financiar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related