Një gropë e re karstike është shfaqur në periferi të Belshit në ditët e para të dhjetorit, duke rikthyer frikën e hershme në Dumre – zonë e njohur për formacionet karstike dhe 84 liqenet e saj natyrore.
Gropa është hapur në lagjen “Hysa”, vetëm 1 kilometër larg qendrës së qytetit, në një zonë të banuar me dhjetëra shtëpi. Banorët thonë se ajo po zgjerohet dhe thellohet me ritëm të shpejtë, duke krijuar pasiguri për sigurinë e banesave dhe rrezikim të lëvizjes së fëmijëve.
Sipas raportimeve nga terreni, fenomeni ka deformuar tokën përreth, çka ka shtuar ndjeshëm frikën e banorëve, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
Autoritetet vendore paralajmërojnë qytetarët që të mos i afrohen gropës, sidomos fëmijët, për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes apo shembjes së mundshme. Bashkia ka njoftuar se në orët në vijim do të vendoset një rrethim sigurie për të kufizuar qarkullimin në zonë, ndërsa faza e dytë do të përfshijë mbushjen e gropës me inerte për të parandaluar përhapjen e saj.
Fenomenet karstike në Dumre vazhdojnë të përbëjnë sfidë të përhershme për banorët dhe autoritetet. Por shfaqja e tyre pranë zonave të banuara rrit urgjencën për masa parandaluese dhe studime të thelluara gjeologjike që të shmangin dëmet e mundshme në të ardhmen.