Netflix njoftoi të premten finalizimin e marrëveshjes historike për blerjen e Warner Bros. Discovery (WBD), duke mbyllur kështu një garë të ashpër ofertash ku konkurronin Paramount-Skydance dhe Comcast. Me këtë lëvizje gjigante, platforma më e madhe e transmetimit në botë merr nën kontroll një prej studio-ve më të vjetra dhe më prestigjioze të Hollivudit.
Marrëveshja, e cila përfshin pagesë në para dhe aksione, vlerëson secilin aksion të WBD në 27.75 dollarë, duke e çuar vlerën totale të transaksionit në 82.7 miliardë dollarë.
Në paketë përfshihen:
- Studiot ikonike të filmave Warner Bros.
- Shërbimi i transmetimit HBO Max
- Një bibliotekë gjigante filmash dhe serialesh, mes tyre Harry Potter, DC Universe, Game of Thrones, Friends, Discovery Channel etj.
Lajmi vjen pas një muaji përplasje ofertash, ku Netflix fitoi garën me ofertën e tij prej gati 28 dollarësh për aksion, duke lënë pas ofertën konkurruese të Paramount Skydance prej rreth 24 dollarësh për aksion.
Kjo marrëveshje konsiderohet si një nga më të mëdhatë e historisë së industrisë së argëtimit dhe pritet të ndryshojë rrënjësisht ekuilibrat në tregun global të streaming.
