Vdekje misterioze në burgun e Shkodrës: 21-vjeçari nga Rumania humb jetën pasi u gjet pa ndjenja në qeli

Data

Një 21-vjeçar, i paraburgosur prej dy vitesh për grabitje dhe drogë, ka ndërruar jetë këtë të diel në spital, pasi u gjet pa ndjenja në qelinë e tij në Burgun e Shkodrës.

Viktima është identifikuar si Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23 mars 2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër. Ai ishte arrestuar më 7 tetor 2024 dhe ishte akomoduar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër me masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë paradites së sotme, i riu nuk ka dalë nga qelia, çka ka ngritur dyshime te personeli i shërbimit. Pas kontrollit, ai u gjet i shtrirë në shtrat, pa ndjenja dhe me parametra jetësorë të ulët.

Menjëherë është njoftuar personeli shëndetësor i institucionit, i cili i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe ka rekomanduar dërgimin urgjent të tij në spital. I paraburgosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore, ku gjatë rrugës ka marrë asistencë mjekësore.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, mjekët e urgjencës kanë konstatuar ndërrimin e jetës së tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se janë njoftuar menjëherë organet kompetente dhe se institucioni po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Autoritetet kanë deklaruar se do të vënë në dispozicion çdo informacion të mëtejshëm, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related