Igli Tare rikthehet në “Olimpico” si rival: 18 vite merkatoje dhe yjet që ndryshuan historinë e Lacios

Data

Igli Tare rikthehet sot në “Olimpico”, por për herë të parë jo si pjesë e Lacios – klubit ku kaloi 18 vite të karrierës së tij si lojtar dhe më pas si një nga drejtorët sportivë më jetëgjatë në Serie A. Pas përballjes së javës së kaluar në “San Siro”, Tare do të sfidojë sërish ish-skuadrën e tij, këtë herë në ndeshjen e raundit të 1/16-ve të Kupës së Italisë.

Tare mbërriti në Romë si futbollist në vitin 2005, pas dy sezonesh me Bolonjën. Në tre sezone me bardhekaltërit, ai regjistroi 65 paraqitje dhe pesë gola, përpara se t’i jepte fund karrierës dhe të kalonte menjëherë në rolin e drejtorit sportiv. Ai mbajti këtë detyrë për 15 vite, duke u bërë një nga drejtuesit më të suksesshëm të epokës Lotito.

Merkatoja e Tares: nënshkrimet që bënë historinë

Gjatë mandatit të tij, Tare u shqua për sy të mprehtë në merkato, duke identifikuar talente të padukshme dhe duke ndërtuar një Lacio konkurruese me investime të moderuara. Disa nga nënshkrimet e tij më të rëndësishme janë:

  • Hernanes – Një nga lojtarët më teknikë dhe karizmatikë të Lacios në dekadën e fundit.
  • Felipe Anderson – Diamanti brazilian që mori jetë në Romë.
  • Luis Alberto – U konsiderua dështim në Spanjë, por u shndërrua në magjistarin e mesfushës.
  • Sergej Milinkoviç-Saviç – Një nga goditjet më të mëdha të Tares; blerje strategjike që i solli Lacios suksese dhe miliona.
  • Çiro Imobile – Ylli i sulmit dhe golashënuesi historik modern i bardhekaltërve.
  • Miroslav Klose – Përvojë dhe klasë botërore, që solli ndjeshmëri fituese.
  • Senad Luliç – Autori i golit të famshëm të derbit në finalen e Kupës së Italisë 2013.
  • Antonio Kandreva – Motor i ekipit për disa sezone.
  • Stefan De Vrij – Një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A në kohën e tij.
  • Mattia Zaccagni – Një tjetër zbulim që u bë shtyllë kryesore e ekipit.

Rikthimi i Tares sot në “Olimpico” sjell emocione të veçanta për tifozët e Lacios, por edhe një reflektim mbi periudhën e tij të gjatë, që la gjurmë të pakontestueshme në historinë e klubit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related