Pas ditësh të tëra komentesh e spekulimesh, dy moderatoret Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi më në fund kanë dhënë reagimet e tyre të para pas largimit nga programi, një zhvillim që ka ndezur rrjetin. Neada ishte e para që reagoi.
Në “Instagram”, ajo publikoi një foto me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë nga një dërgues anonim. Në mesazh, i cili u interpretua si qëndrimi i saj i parë pas situatës, qëndronte shkrimi: “Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti”.
Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt konfliktin, postimi la të kuptohej se moderatorja ka pranuar realitetin e largimit të saj nga ekrani. Ndërsa Neada zgjodhi një ton reflektues, Enxhi Nasufi reagoi me një qasje më të guximshme. Ajo publikoi një foto me nënën dhe qenin e saj, por atë që mori vëmendjen ishte gjesti i saj sfidues: ajo shihej duke nxjerrë gjuhën dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit, një lëvizje që ndjekësit e interpretuan si ironi ndaj gjithë situatës.
