Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, zbardhen informacionet paraprake

Data

Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të Vorës, në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, duke shkaktuar një situatë kaotike për qarkullimin e automjeteve. Si pasojë e aksidentit, ka ndodhur bllokimi i një pjesë të autostradës, duke krijuar një radhë kilometrike të automjeteve që po prisnin për të kaluar. Trafiku është ngadalësuar ndjeshëm, dhe shumë automjete janë detyruar të presin për një kohë të gjatë për të vazhduar udhëtimin.

Autoritetet ende nuk kanë bërë publike të dhëna të plota për aksidentin, përfshirë informacion nëse ka persona të lënduar, por është raportuar se ka pasur shumë automjete të përfshira në përplasjen. Ndërkohë, ekipet e emergjencës dhe policia janë në vendngjarje për të bërë hetime dhe për të siguruar që të merret masa për hapjen e trafikut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related