Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED për vitin 2026: Presidenca hedh shortin për përbërjen e re të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Data

Në Institucionin e Presidentit u hodh sot shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin 2026. Si rezultat, Ilir Panda, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, u përzgjodh anëtar i KED dhe, sipas ligjit, do të mbajë automatikisht detyrën e kryetarit të Këshillit.

Përbërja e re e KED për vitin 2026

Nga Gjykata e Lartë

  • Ilir Panda – anëtar i përhershëm dhe Kryetar i KED 2026
  • Valbona Çekrezi – anëtare zëvendësuese

Nga Gjykata Kushtetuese

  • Fjona Papajorgji – anëtare e përhershme
  • Marjana Semini – anëtare e përhershme
  • Genti Ibrahimi – anëtar zëvendësues

Nga Prokuroria e Përgjithshme

  • Alfred Progonati – anëtar i përhershëm
  • Anila Leka – anëtare zëvendësuese

Nga Gjykatat e Apelit

  • Orenela Naqellari – anëtare e përhershme
  • Ilirjana Olldashi – anëtare e përhershme
  • Selvie Gjoçaj – anëtare zëvendësuese

Lista e plotë e kandidatëve sipas institucioneve

Gjykata Kushtetuese

  • Marsida Xhaferllari
  • Fjona Papajorgji
  • Sonila Bejtja
  • Sander Beci
  • Ilir Toska
  • Gent Ibrahimi
  • Marjana Semini
  • Asim Vokshi

Gjykata e Lartë

  1. Sokol Sadushi
  2. Ilir Panda
  3. Ervin Pupe
  4. Sander Simoni
  5. Sokol Binaj
  6. Albana Boksi
  7. Medi Bici
  8. Artur Kalaja
  9. Arbena Ahmeti
  10. Gentian Media
  11. Valbon Çekrezi
  12. Sokol Ngresi
  13. Margarita Buhali
  14. Enton Dhimitri
  15. Enkelejda Metalia
  16. Vojsava Kola

Prokuroria e Përgjithshme

  1. Alfred Progonati
  2. Alma Muça
  3. Anila Leka
  4. Arqilea Koça
  5. Bujar Sheshi
  6. Hysen Keta
  7. Isa Jata
  8. Kostaq Beluri
  9. Olsian Çela

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related