Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë disa detaje “bombastike” për zhdukjen e Remzi Hoxhës, që familja nuk ia gjeti kurrë eshtrat. Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut, kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”. Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë, dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar, duke i akuzuar si agjentë të huaj. Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.. Në një intervistë televizive gazetari Artan Hoxha ka treguar arsyen pse u zhduk trupi i tij pa lënë asnjë gjurmë, personat përgjegjës dhe lidhjet e tij me familjen Berisha.
-Si po të duket puna që po bën SPAK, duket sikur ka një lloj selektimi, diku godet nga politika, pastaj krimin e organizuar, po vazhdon me dosjet rast pas rasti në mënyrë spontane apo ka një strategji se ku do të arrijë dhe mënyrën sesi do ta arrijë të tërën?
SPAK-u është vetëm një nga instrumentet në këtë vend. Drejtësia është Gjykata, pasi kjo e fundit jep drejtësi. SPAK-u është duke bërë punën e vetë pasi ka marrë kosto të madhe përsipër, pritshmëria është rritur për shkak të politikës. Por ne po i kërkojmë SPAK-ut të bëj çdo gjë, në një vend ku janë sabotuar plotë instrumente të tjera të drejtësisë. SPAK-u u krijua për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar.
-Ka një synim SPAK-u që të çoj shpërbërjen totale të grupeve të mëdha të elementeve shumë të njohur që kanë operuar në shumë vite?
Nëse i referohemi deklaratës së ambasadorit Donald Lu dhe ambasadores Juri Kim, qëllimi primar i SPAK është të ndëshkojë të pandëshkueshmen, të paprekshmit. Objektivi i qartë i SPAK është që brenda një kohe shumë të shkurtër, të kemi një ndëshkim të pjesës së elitës politike që është i përfshirë në korrupsion dhe unë mendoj që dëmin më të madh nuk ia ka sjellë krimi i organizuar por ia ka sjellë politika. Ne jemi një vend që politika që e ka akoma kontrollin e krimit të organizuar.
