Frrok Çupi: “Protesta e Berishës, refleksi i kriminelit që kthehet në vendin e krimit”

Data

Në një intervistë televizive, analisti Frrok Çupi, ndërsa komentoi protestën e mbajtur këtë të hënë para Kryeministrisë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, tha se nuk është asgjë tjetër veçse; “refleksi i kriminelit që kthehet në vendin e krimit”, duke iu referuar protestës së 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues.

Gjatë kësaj interviste, Çupi u shpreh kritik ndaj kreut të PD duke nënvizuar se fundi politik i Berishës ka qenë “kur ka vrarë katër protestues”.

“Është refleksi i kriminelit që kthehet në vendin e krimit. Protesta e Berishës në bulevardin ku qeveria e tij vrau katër persona. Është një fenomen që duhet përjashtuar nga tradita shqiptare. Kam përshtypjen se është fundi moral, fundi juridik, ndërsa fundi politik i tij ka kohë që ka ardhur. Fundi politik i tij ka qenë kur ka vrarë katër protestues. Në shesh e shohin se sa veta kanë dalë, as kaq pa njerëz nuk e shoqërojnë. Shoqëria ka ikur shumë kohë përpara…Për Sali Berishën e vetmja gjë që ka mbetur, jemi ne mediat që e përmendim”, tha ndër të tjera Çupi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related