Berisha në protestë: “Foltorja nuk shpëton më opozitën, por Shqipërinë nga regjimi i krimit”

Data

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij gjatë protestës së parë para kryeministrisë ku kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut.

Berisha: Parlamenti kontinental transformoi shtetet e bashkuara dhe i bëri superfuqi. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën. E ktheu në forcë sovrane të shqiptarëve. E ktheu atë në një parti e cila u përballë në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin agresionin ndaj saj. Por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë. Foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.

Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar pllëmbë me ushtarë. Edvin je i pashpresë. Fundi yt nga ky shesh do të vijë. Të dashur miq, jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, që shtyp opozitën, i cili në të vërtetë është i kalbur nga koka te këmbët. Dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë vendosmëria për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me SKAP e partisë, me dhunë terror, pazare. Po idealet janë ideale, janë forcë nukleare e njeriut, e shoqërisë, asgjë nuk i reziston, ndaj dhe ju ftoj në këtë mision, të vazhdojmë betejën tonë, si misionar. Ja ku jemi, gjysma e kaq sa jeni këtu, për 46 javë rresht, Erion Velinë, Lali Vjedhësin e nisëm atje ku e ka vendin. Po.

Ai ishte te bashkia, këtë që kemi këtu Lubinë me Edi Ramën do i nisim te Eiron Velian. Merr jo kaq, se e ka mbush atje, janë nja 500 policë, në anën tjetër 500 të tjerë. Ky është fundi i regjimit, edhe në diktatorë kështu bënin na rrethonin me policë me ushtare. Ikën si minjtë. Edhe këta nuk kanë shpresa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related