Modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli, e cila prej më shumë se një viti jeton në Dubai, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë surprize. Ajo është befasuar me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Trëndafilat e bardhë, simbol i pastërtisë dhe dashurisë së sinqertë, i kanë dhënë postimit një ndjesi romantike dhe plot elegancë. Edhe pse modelja nuk ka zbuluar se kush qëndron pas këtij gjesti, fansat kanë filluar të bëjnë hamendësime, duke e lidhur surprizën me jetën e saj sentimentale. Arbenita, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në modeling, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura shqiptare në rrjete sociale.
