Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot për shkak të fluksit të fundjavës

Data

Aksi Balldren-Milot po përballet me fluks të lartë automjetesh mbrëmjen e kësaj të diele. Sipas raportimeve, trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 16:00 dhe vijon të jetë i pranishëm.

Policia rrugore dhe ajo e rendit janë vendosur në disa pika kyçe për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes dhe për të siguruar rregullimin e trafikut.

Frekuentimi i shtuar i zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave, për shkak të motit të ngrohtë dhe diellit, konsiderohet si një nga arsyet kryesore të bllokimit të rrugës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related