Policia e Beratit ka arrestuar autorin e vrasjes së sotme, 63-vjeçarin Kristo Mema alias Kastriot Hoxha.
Burime bëjnë me dije se ai është gjetur i fshehur tek “Shpella e Memecit, pranë kishës, përballë Urës së Goricës. 63-vjeçarit i është gjetur në xhep edhe thika me të cilën dyshohet se pasditen e kësaj të marte vrau 42-vjeçarin Keli Hoxha në lagjen “Kala”.
Mësohet se viktima kishte shkuar si vizitor në Kalanë e Beratit së bashkë me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre dhe të ëmën. Burime bëjnë me dije se Keli Hoxha kishte parë një kalë të lidhur në një shtyllë dhe i kishte bërë një foto vajzës së tij të vogël. Në ato momente aty ka shkuar Kristo Mema dhe i ka kërkuar llogari 42-vjeçarit, si edhe para për foton që i bëri vajzës së vogël.
Pas debatit verbal, ata u konnfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e thikës. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të viktimës.
Burime bëjnë me dije se autori Kristo Mema rezulton i dënuar për vrasje me 25 vite me burg në Greqi, por është liruara para kohe për shkak se dënimi ishte parashkruar.
