Buxhuku: Ndërtimet pa leje dështim i shtetit, legalizimet përdoren si “hambar” votash

Data

Gjithmonë, kur vijnë zgjedhjet, Qeveria përdor legalizimet si fokusin kryesor të propagandës, ndërkohë që pritet të jetë e tillë edhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuklu në MCN u shpreh se numri i lartë i ndërtimeve pa leje tregojnë dështimin e shtetit. Ai tha se legalizimet mbahen peng për ti përdorur si “hambar” votash në zgjedhje, ndërsa shumë kompani e përdorin legalizimin për të shtuar fitimet.

Sipas tij shumë ndërtues po abuzojnë me hapësirat e përbashkëta dhe se këto ndërhyrje prodhojnë subjektivizëm duke shtuar dhe risqet për korrupsion.

“Mendoj që të flasësh pas 34 vitesh për qindra, mijëra shtëpi që presin të legalizohen tregon se Shqipëria ende nuk është formuar si shtet sepse prona private është baza e çdo shteti pavarësisht regjimit. Që të diskutohet pas 34 vitesh legalizimet që presin tregon se ti s’ke mundur të ndërtosh shtet dhe e dyta ti tregon se e mban peng ndërtimin e shtetit për vota politike.

Kemi të bëjmë me momentin e shtet formimit, këtu qartësisht pjesa e legalizimit tregon qartë se Shqipëria nuk është formuar dot si shtet. Këto që ti i mban peng i mban me qëllim për ti përdorur si hambar votash. I lë peng, varur dhe i nxit me qëllim të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme që nesër ti mbash varur të japin votën ty. Brenda kësaj paligjshmërie të madhe, por një pjesë e madhe tek kjo pjesa e legalizimit nuk janë më nevojtarë, janë thjeshtë individë, kompani të cilat përmes legalizimit dëshirojnë të shtojnë pasuritë e tyre.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related