“Ekstradohet nga Spanja Juxhin Koka, i akuzuar për kontrabandë 200 mijë litra naftë”

Data

31-vjeçari Juxhin Koka është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për trafikimin e 200 mijë litrave naftë nga një anije në Durrës

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridit, u bë e mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Juxhin Koka akuzohet për veprat penale, “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, “Vjedhje” dhe “Kondrabanda me mallrat qe paguhet akcize” kryer ne bashkëpunim”.

SPAK njoftoi më 13 tetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të 11 të pandehurve për kontrabandaim të 200 mijë litrave naftë përmes një anije tuniziane në muajin janar.

Sipas SPAK, i pandehuri Juxhin Koka akuzohet se në bashkëpunim me kapitentin e anijes me flamur tunizian, oficerin e parë të anijes si dhe katër marinarët kanë planifikuar dhe realizuar kontrabandimin e 200 mijë litrave naftë që gjendej në anijen e ankoruar në Porto Romano të Durrësit, më datë 7 janar të këtij viti.

Anija dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar nga policia e Durrësit me 12 janar. Nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i kanë ofruar shumën 10 mijë euro punonjësit të policisë Armand Marvataj, i cili ishte në shërbim për ruajtjen e anijes së sekuestruar, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës.

Vjedhja e naftës është realizuar mbrëmjen e 27 janarit, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes, inxhinierin dhe përgjegjësin teknik dhe marinarët.

Njoftimi: 

Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related