Prokuroria e Elbasanit transferon çështjen ndaj avokatit Ulian Barjami në Tiranë për moskompetencë.

Data

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për të ndjekur çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, duke e transferuar dosjen në Prokurorinë e Tiranës.

Ky vendim vjen pas shqetësimeve të ngritura për një konflikt të mundshëm interesi, pasi kallëzimi penal ndaj Barjamit është bërë nga prokurori Gjergji Ceka, i cili ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Elbasanit.

Prokurori Ceka ka pretenduar se është kërcënuar nga avokati Barjami gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, çka çoi në ndalimin e këtij të fundit për tre ditë me urdhër të Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Gjykata e Elbasanit vendosi dje lirimin e menjëhershëm të avokatit Barjami, duke argumentuar se nuk kishte bazë ligjore për mbajtjen e tij në izolim.

Paralelisht, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për të shqyrtuar ligjshmërinë e veprimeve procedurale që çuan në ndalimin e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related