Kandidata e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur zyrtarisht fushatën e saj me një takim me banorë të Njësisë nr. 1. Ajo premtoi se hapësirat publike që janë zënë – rrugë, sheshe, zona të gjelbra – do t’u kthehen qytetarëve, në veçanti fëmijëve dhe të moshuarve.
Gjatë takimit, Manastirliu dëgjoi shqetësime për parkime, siguri, dhe mirëmbajtje të rrjeteve publike. Ajo siguroi se plani i saj është i strukturuar, i qartë dhe intensiv, dhe u angazhua për harmonizim mes zhvillimit urban dhe ruajtjes së hapësirave publike pa i privatizuar ato.
