Partia Socialiste ka vendosur që të kandidojë për Bashkinë e Tepelenës me **Gramoz Sakon**.
Sako është figura që zgjedh PS-ja për zonën, pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Tërmet Peçi.
Ai ka shërbyer për shumë vite si Komandant i Gardës së Republikës dhe vjen me origjinë nga fshati Nivica në Tepelenë.
Në zyrtarizimin e kandidaturës, drejtuesja e Qarkut, Mirela Kumbaro, theksoi se Sako është përzgjedhur pa një listë të gjatë kandidatësh dhe me qëllim për të sjellë energji dhe përfaqësim të lartë në bashkinë e Tij.
PD-ja në Tepelenë pritet të kandidojë me avokatin lokal, Malo Sadiku.
Gramoz Sako kandidati i PS për Bashkinë e Tepelenës
Data
