Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçare të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Gruaja ishte dënuar nga Gjykata italiane me mbi 13 vite burg, për vepra penale që lidhen me trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Ajo u lokalizua në qytetin bregdetar pas një operacioni të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Burime nga policia bëjnë me dije se 39-vjeçarja do të mbahet në paraburgim deri në përfundim të procedurave për ekstradimin e saj drejt Italisë.
Ky arrestim konsiderohet si një tjetër goditje ndaj personave që tentojnë t’i shpëtojnë drejtësisë duke u fshehur në Shqipëri.
