Rrëzohet kërkesa e opozitës – debate mes Ballës dhe Blushit: “Nuk jemi mumje në Kuvend”

Data

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca vendosi të mos pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar mocion me debat mbi programin qeverisës të kryeministrit.

Gjatë diskutimeve pati përplasje verbale mes Taulant Ballës dhe Tedi Blushit. Balla argumentoi se mocioni përmbante “6 superçështje” me shumë nënçështje, që sipas tij shkel rregulloren e Kuvendit që kërkon debat vetëm mbi një çështje të caktuar. Ai bëri thirrje që opozita ta përpunojë kërkesën dhe ta risjellë në formatin e duhur.

Nga ana tjetër, Blushi akuzoi mazhorancën për cenim të të drejtës kushtetuese të debatit dhe theksoi se refuzimi është përpjekje për të transformuar parlamentin në vend ku “mumjet flasin vetëm s’mund të polemizojnë”. Ai hodhi akuza se mazhoranca po shmanget nga përgjegjësia dhe po pengon pluralizmin parlamentar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related