Edhe pse kanë kaluar tre vite nga ngjarja e rëndë që tronditi publikun — ku **Joy Ayoko**, një vajzë keniane, u prangos keq, dhunua dhe u hodh nga kati i tretë i një hoteli në Tiranë — ende ende nuk është zbardhur plotësisht as autorësia dhe as motivi.
Joy kishte punuar në një kazino në kryeqytet dhe, tetë muaj pas ngjarjes, ndërroi jetë në Kenia ndërsa ishte në koma. Hetimet kanë hasur në mungesë provash vendimtare, dhe prokuroria e Tiranës po përballet me vështirësi për të vendosur se kush qëndron pas kësaj krimi.
Nëna e vajzës, **Ruth Abongo**, u shpreh për A2 CNN se është e ndërgjegjshme për identitetin e vrasësit dhe se edhe policia e di. “Unë e di kush e vrau fëmijën tim. Jam shumë e zhgënjyer nga drejtësia në Shqipëri”, tha ajo. Ajo premtoi se nuk do të dorëzohet dhe ka planifikuar të rikthehet në Shqipëri për të kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësinë penale të autorëve.
Një nga pengesat kryesore që kanë ngadalësuar procedurat është dështimi i autoriteteve keniane për t’iu përgjigjur letërporosive të Prokurorisë së Tiranës dhe për të dërguar dokumentet zyrtare si skeda e vdekjes së Joy si dhe të dhënat mjekësore. Hetimet vazhdojnë në dy juridiksione, dhe rasti mbetet në pritje të një ndërhyrjeje ndërkombëtare për të siguruar provat që mungojnë.
