Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën në seancën plenare se po kryen një “grusht shteti institucional”, duke refuzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Kuvendi po shkel Kushtetutën dhe po përdor mandatin parlamentar si parzmore për të mbrojtur korrupsionin.
Berisha deklaroi se mazhoranca po e kthen parlamentin në një mburojë politike për zyrtarët e akuzuar, duke penguar drejtësinë të veprojë lirshëm. “Mandatet po shndërrohen në mbrojtje të vjedhjeve dhe krimit. Ky është një akt i rëndë antikushtetues,” u shpreh ai, duke e cilësuar vendimin si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.
