Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë, duke pretenduar se një “charter” me ministra dhe me kryeministrin Edi Rama është nisur nga Tirana për në ishullin e Aruba, ku sipas tij është zhvilluar një takim me bosa të mafias ndërkombëtare. Ai tha se pretendimet bazohen në hetimet e anti-mafias italiane dhe se delegacioni shqiptar ishte pritur nga bandat lokale për të diskutuar marrëveshje të paligjshme.
Berisha theksoi se Aruba është bërë një centro botëror i mafies dhe drogave, ku klanet kryesore ndërkombëtare veprojnë me ndërmjetës shqiptarë dhe ortakë. “Këto nuk janë thashetheme, janë sinjale të konfirmuara nga hetimet”, deklaroi Berisha ndërsa i bënte thirrje Ramës që të japë dorëheqjen menjëherë.
Qeveria ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj akuzave, por burime pranë Ramës thonë se ato do të kundërshtohen me fakte dhe dokumente që faktojnë aktivitetin normal të qeverisë. Situata pritet të marrë përmasa serioze politike ditët në vijim.
