Kreu i SPAK, Altin Dumani: “S’ndikohemi nga presionet

Data

Kreu i SPAK-it, Altin Dumani, së bashku me drejtuesin e GJKKO-s, Erion Bani, kanë dërguar sot një mesazh të qartë politikanëve dhe mediave — institucionet që ata drejtojnë kanë pavarësi të garantuar dhe nuk ndikohen nga asnjë faktor politik. Ata theksuan se pavarësisht sfidave, llogaridhënia dhe autonomia e institucioneve janë të patjetërsueshme.

“Arkitektura e shumëfishtë e kontrollit është e rëndësishme për të garantuar pavarësinë e institucioneve dhe atë të llogaridhënies. Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni dhe ndikim politik apo mediatik,” deklaroi Dumani.

Nga ana e tij, Erion Bani shtoi se sistemi ka nevojë që të jetë në gjendje të përmirësohet vazhdimisht, duke fituar besimin e publikut përmes punës së ndershme: “Një sistem që korrigjon vetveten është një sistem që fiton besimin e publikut. Jemi të vetëdijshëm që besimi fitohet me punë.”

Ky reagim vjen në një takim që u organizua me mbështetjen e ambasadës holandeze në Tiranë, ku drejtuesit e drejtësisë po diskutojnë për sfidat që përballen ndërkombëtarisht dhe vendosjen e standardeve që respektojnë pavarësinë institucionale dhe transparencën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related