Rreth 20,000 njerëz u evakuuan nga zona të ndryshme të Berlinit ditën e premte në mëngjes pas zbulimit të dy bombave të pashpërthyera të luftës së dytë botërore. Autoritetet paralajmëruan për një rrezik “vdekjeprurës” nëse ndonjë prej eksplozivëve shpërthente.
Njëra bombë u gjet e zhytur në baltë në lumin Spree, pranë Fischerinsel — aty ku po realizoheshin punime ndërtimi. Ajo është zbuluar në një thellësi prej rreth 4 metrash. Banorëve të fshatrave dhe zonave turistike pranë Mitte dhe jugut të lumit iu bë thirrje që të largoheshin menjëherë nga shtëpitë e tyre.
Zona rreth bombës u rrethua me një perimetër sigurie prej 500 metrash, ndërtesa qeveritare u mbyllën, ndërkohë metroja dhe trafiku rrugor u ndërprenë në disa segmente. Policia po bën patrullime derë- më derë për të siguruar evakuimin dhe bashkëpunon me ekipet që do të çaktivizojnë bombën.
Bombë tjetër e zbuluar një ditë më parë në Spandau po ashtu po procedohet për çaktivizim — rreth 12,400 banorë pritet të lëvizin nga zonat përreth gjatë operacionit.
