Gazment Bardhi: “Na bllokuan rrugën, protesta ishte paqësore”

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se marshimi ishte paqësor dhe se protestuesit u penguan nga policia për të vijuar rrugën.

Sipas tij, forcat e rendit bllokuan lëvizjen pa ofruar alternativa dhe përdorën gaz lotsjellës ndaj turmës. Ai shtoi se revolta e qytetarëve lidhet me simbolikën e godinës ku u hodhën molotovë, duke artikuluar akuza politike ndaj kryeministrit.

Bardhi theksoi se, sipas informacioneve të tij, nuk ka persona të lënduar rëndë, përveç një protestuesi që pati nevojë për ndihmë. Situata në zonë vijon të mbetet e tensionuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related