Nga “pres*oni” te “m@shtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese

Data

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) përfundoi, në 4 shtator 2025, procedurën për vlerësimin e kandidatëve që synojnë të plotësojnë vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas mbarimit të mandatit të gjyqtares, njëkohësisht edhe kryetare, Holta Zaçaj, pasi aplikanti i fundit në radhë, Denar Biba, dha dorëheqjen nga gara.

Boldnews.al” e kishte paralajmëruar më herët se Biba nuk do të ishte pjesë zyrtare e garës, në një artikull të publikuar në 2 shkurt 2025, dy ditë para mbledhjes së KED-it.

Një informacion konfidencial dhe deri diku i besueshëm mbërriti në redaksi, ku jepeshin të dhëna se ndaj Denar Bibës po ushtrohej një “presion pozitiv” për t’u larguar nga gara denjësisht, pasi ai nuk mund ta kalonte me sukses kriterin e pasurisë.

Denar Biba ishte rrëzuar edhe më herët familjarisht në një procedurë të ngjashme kontrolli. Në vitin 2020, bashkëshortja e tij, Elona Kana, e cila në atë kohë mbante pozicionin këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë, u tërhoq nga procesi i Vetingut, sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) i dërgoi raportin paraprak të verifikimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related