Gjykata e Volosit në Greqi pritet të mbajë sot masën e sigurisë ndaj 40-vjeçarit Pandeli Nakoleci, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Marjola Nakoleci, 36 vjeçe, nënë e katër fëmijëve. Ngjarja ndodhi pas një sherri me motive xhelozie, ku autori përdori një mjet prerës për ta goditur gruan në gjoks.()
Në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve, dy motrat e Marjolës, njëra në Skiathos dhe tjetra në Itali, kanë shprehur interes për të marrë përgjegjësinë për katër fëmijët. Gjithashtu, gjyshi i fëmijëve nga babai, që jeton në Shqipëri, ka bërë kërkesë për kujdestarinë. Sipas informacioneve, skenari më i mundshëm është caktimi i kujdestarisë tezes nga Skiathos, me mbështetje financiare nga tezja që ndodhet në Itali.()
Një hetim urgjent social është nisur nga Shërbimi Social i Bashkisë Volos, ku punonjësit socialë dhe psikologët po kontaktojnë të afërmit nga të dyja palët për të shqyrtuar se cili do të ishte mjedisi më i mirë për fëmijët. Vendimi përfundimtar për kujdestarinë do të merret nga Prokuroria e Volosit pas kthimit të fëmijëve nga Shqipëria.(
Avokati i të pandehurit ka kërkuar një ekzaminim psikiatrik për të shqyrtuar gjendjen mendore të 40-vjeçarit në kohën e krimit, duke u mbështetur te faktorët psikologjikë që mund të kenë nxitur veprimin e tij.()
