Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

Data

Massimo D’Alema mund të konsiderohet si “pensionisti” më i famshëm i huaj në Shqipëri. Ish-kryeministri italian, i shndërruar në lobist ndërkombëtar, ka hapur prej fillimit të vitit 2024 një studio konsulence tregtare në Shqipëri. Zyra gjendet në pikën zero të vendit, në qendër të Tiranës, në “Pallatin e Kulturës”, një vend që shumë pak njerëz mund të kenë akses, për shkak të çmimit të qirasë.

Por, as pozicioni, as emri i njohur, duket se nuk kanë qenë fat-sjellës për njeriun që drejtoi Italinë në vitet 1998-2000. Ai deklaron se studioja e tij, “A&I Albania” i ka siguruar fitime në vlerën rreth 10 mijë euro për vitin 2024. Me një mesatare mujore rreth 850 euro, të ardhurat e D’Alemas janë shumë më të ulta edhe të një emigranti shqiptar me punë të rëndomtë në vendin e tij.

Në Bilancin Tregtar, të dorëzuar pak ditë më parë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Massimo D’Alema deklaron se gjatë vitit të kaluar ka ofruar shërbime konsulence në vlerë totale rreth 3 milionë lekë të reja (rreth 30 mijë euro). Pjesa më e madhe e kësaj shume është përdorur për shpenzime zyre dhe administrative. Në fund, ai ka llogaritur një fitim prej 1.04 milionë lekë të reja (10 mijë euro).

Në foto: Bilanci Tregtar për vitin 2024 i studios “A&I Albania” të Massimo D’Alema

Referuar shifrave të vetëdeklaruara prej tij, D’Alema është miku i huaj “më i varfër” i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related