PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime

Data

Zëvendësja e Departamentit të Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime lidhur me situatën financiare të Air Albania, të cilën kryeministri e kishte shpallur më 20 qershor si “krenaria kombëtare” e vendit.

Ajo përmendje se linja direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, e nisur me bujë nga Air Albania, u anulua më 20 gusht për shkak të vështirësive financiare.

Ajo theksoi se kompania, e themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol, ka publikuar vetëm bilancin e vitit të parë dhe nuk ka dhënë më pas informacion mbi pasqyrat financiare. Mungojnë gjithashtu të dhëna për vendime gjyqësore dhe njoftime nga përmbarues privatë për detyrimet miliona euro të Air Albania ndaj palëve të treta, duke ngritur dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë.

Vangjeli përmendi edhe marrëveshjen që kompania ka lidhur që prej vitit 2020 me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Qeveritare për ofrimin e fluturimeve charter për kryeministrin. Ajo tha se opozita ka kërkuar transparencë dhe krijimin e një komisioni hetimor për këto udhëtime, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related