Apeli i GJKKO kufizon SPAK-un në dosjen AKSHI, mbrohen të dhënat e ish-zyrtares së Policisë

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë sot vendimin për ankimin e ish-zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, lidhur me sekuestrimin e sendeve personale në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dosjen e AKSHI-t.

Trupa gjyqësore vendosi pranimin pjesërisht të ankimit, duke ndryshuar vendimin e shkallës së parë dhe duke ndaluar publikimin apo dekonspirimin e të dhënave që lidhen me materialet e sekuestruara, të cilat u përkasin ankimueses dhe bashkëjetuesit të saj, Renato Hristic.

Në kuadër të hetimit janë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, të cilët prokuroria i konsideron me rëndësi për zbardhjen e çështjes. Pajisjet mbeten nën administrimin e organit të akuzës, por përdorimi i të dhënave do të kufizohet vetëm për qëllime hetimore, deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

Shkalla e parë kishte vendosur sekuestrimin e plotë të materialeve dhe kishte rrëzuar kërkesën për kthimin e tyre, por Apeli vlerësoi se duhet të garantohet mbrojtja e të dhënave personale dhe ndalimi i çdo ekspozimi publik të tyre.

Hetimi lidhet me dyshime për përfshirje në grup të strukturuar kriminal, mashtrime online, ndërhyrje në sisteme informatike dhe bashkëpunim në krimin kibernetik. Çështja mbetet në fazë hetimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related