Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë e shkallës rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik Jugor. Lëkundjet raportohen se janë ndjerënë Argjentinë dhe Kili.
Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake. Thellësia fokale vlerësohet në 10.8 kilometra.
Kalimi Drake lidh Atlantikun Jugor me Oqeanin Paqësor Jugor, midis majës jugore të Amerikës së Jugut dhe Gadishullit Antarktik.
