Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka prezantuar një plan për garanci sigurie pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, aleatët e Ukrainës do të duhet të vendosin brenda 24 orëve nëse do të angazhojnë trupa në rast të një sulmi të ri rus.
Plani, që ngjan me klauzolën e mbrojtjes kolektive të Nenit 5 të NATO-s, nuk përfshin anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë. Neni 5 i obligon vendet anëtare të ofrojnë mbështetje ushtarake për një tjetër shtet anëtar në rast sulmi.
