Zjarret masive në Shqipëri – 137 autorë të identifikuar, 46 arrestuar dhe 91 të proceduar penalisht

Data

Shqipëria po përballet me një valë shkatërrimtare zjarresh që nuk kursejnë as pyjet, as fshatrat dhe as bagëtinë. Bilanci i Policisë së Shtetit është tronditës: nga qershori e deri më sot janë identifikuar 137 autorë zjarrvëniesh, ku 46 janë arrestuar, ndërsa 91 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Zjarret kanë djegur qindra hektarë tokë, kanë detyruar qindra banorë të braktisin shtëpitë dhe kanë zhdukur mijëra krerë bagëti. Operacionet në terren janë shtrirë në të gjithë vendin, ku forcat zjarrfikëse, policia, ushtria dhe dhjetëra vullnetarë po luftojnë ditë e natë për të vënë nën kontroll flakët.

Autoritetet paralajmërojnë se asnjë prej përgjegjësve nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit maksimal. Policia bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes ekstrem dhe të denoncojnë çdo person që ndez zjarr, pasi çdo akt i tillë, qoftë edhe nga pakujdesia, do të trajtohet si krim që godet rëndë mjedisin, ekonominë dhe jetën e njerëzve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related