Teoricieni dhe konspiracionisti i njohur, Alfred Cako ka zbardhur prapaskenat e errëta që lidhin politikën shqiptare me planet e fshehta të globalistëve. Nga mbrëmja misterioze në Rogner, ku ai pretendon se Sokol Olldashi u ekzekutua nga operativë të huaj, e deri te skenarët e kryeministrit Edi Rama për t’u bërë President me kompetenca absolute në vitin 2027, Cako shpalos një tablo të frikshme pushteti. Në një intervistë për gazetën “SOT”, e cila pritet të ndezë debate të forta politike teoricieni i njohur Cako akuzon drejtpërdrejt George Sorosin për kapjen e dy partive kryesore, Partisë Socialiste dhe Partinë Demokrartike, duke përfshirë në lojë edhe marrëveshjet e fshehta mes Ramës dhe Berishës. Sipas tij, ky pakt politik synon sundimin e vendit deri në vitin 2039 dhe futjen e Argita Malltezit në krye të skenës politike. Në këtë rrëfim tronditës, nuk mungojnë detajet për planet e “Rendit të Ri Botëror”, shpopullimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e shtresës së mesme. Ndërkohë Z. Cako shprehet se shqiptarët kanë ende një shans për të thyer këtë skemë ogurzezë dhe paralajmëron se ai vetë është gati të sfidojë gjithë këtë sistem si kandidat për President.
-Z. Cako, ju në intervistën e funidt për gazetën “SOT” përmendni se Sokol Olldashi u “vra” dhe nuk vdiq aksidentalisht. Cilat janë argumentet, faktet apo burimet që mbështesin këtë pretendim serioz? Kush qëndron pas kësaj sipas jush?
Soros në Shqipëri kishte detyrë kryesore kapjen e 2 liderëve të PS dhe PD. Më 2005 e mbrapa Rama ja bleu partinë Fatos Nanos me 2-3 këste me trysninë e Soros. Gjithashtu, tek PD Soros zgjodhi Bashën si njeriun e tij pas Berishës edhe me mbështetjen e këtij të fundit por kandidati tjetër ishte kockë e fortë dhe i patrembur. Pas manipulimeve në favor të Lulit në kongres, Olldashi po vazhdonte të rezistonte kundër grupit të Sorosit, Rama-Berisha-Basha. Olldashi mund ta përçante Partinë Demokratike dhe ta rrezikonte Lulin. Ka shumë mundësi që përmbaruesit e Olldashit të kenë ardhur nga jashtë prej operativëve të Sorosit.
