Telefoni i biznesmenit në hetim Ergys Agasi me shumë gjasa është “kutia e zezë” e Ramës. Ajo përmbajtje, nëse pavarësia hetimore e Strukturës së Posaçme ndodh, do të jetë dosje e ngjashme me inceneratorin, por me shumë degëzime në biznes, krim të organizuar dhe pushtet. Sepse çështja e inceneratorëve u copëzua për të mos e klasifikuar si akuzë organizatë kriminale. Kujtojmë se shkrepja e parë ishte akuza mediatike e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj, kur denoncoi vizitat e Agasit, në Kryeministri, në takime me kreun e qeverisë dhe aktorë gri në një sallë të zgjedhur enkas për ziafete të tilla jo institucionale. Ai e pagëzoi me koordinatori i bandave të krimit të organizuar. Ndikimet në institucione dhe grupe kriminale nisën të zbardhen pjesërisht dhe dyshimet vinin në rritje. Derisa u shfaq SPAK me një akuzë zyrtare.
Pas blerjes së fabrikës së cigareve sekuestrimit të saj, Agasi ka pohuar gadishmëri në përballje me pretendimet e SPAK.
Po a është telefoni Agasit një kuti e zezë?!
