Bardhi publikon tjetër video: Vëzhguesit e PS kontrollojnë çdo votues në qendrat e votimit në Fier

Data

Greu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një tjetër video nga një qendër votimi në qarkun Fier, ku sipas tij vëzhgues të Partisë Socialiste ushtrojnë kontroll mbi votat e qytetarëve duke cenuar fshehtësinë e votës.

Në video shfaqet se si vëzhguesit dhe komisionerët nxjerrin votat nga kutia për t’i verifikuar. Bardhi e cilëson këtë një krim zgjedhor dhe akuzon mungesën e reagimit nga institucionet përgjegjëse, si KQZ, Prokuroria dhe SPAK.

Ai thekson se zgjedhjet e 11 majit nuk kanë qenë të lira, të drejta dhe të barabarta dhe kërkon garantimin e standardeve demokratike për integrimin europian të Shqipërisë.

Videoja është regjistruar në qendrën e votimit nr. 2817, në Njësinë Administrative Dushk, Bashkia Lushnje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related