Në një intervistë televizive, Bylykbashi tha se sipas raporteve, zgjedhjet parlamentare nuk siguruan një fushë të barabartë loje. Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi komentoi sot lidhur me rezulatet e marra nga vëzhgimi i bërë në zgjedhjet e 11 majit nga ndërkombëtarët.
Bylykbashi shtoi se PD e ka cilësuar në qëndrimet e saj se më 11 maj kishte përdorim total të shtetit dhe faktit që qeveria përdori pushtetin për të garantuar avantazhe për kandidatët e saj.
