Teksa biznesmeni Ermal Beqiri vijon të shpallet fitues në një sërë tenderash publik, përfshirë dhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtari e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe jo vetëm, mësohet se aktiviteti i tij ka rënë në vëmendjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Burime për Fax News bëjnë me dije se oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të Ermal Beqirit. Nuk dihet nëse këto kontrolle nga Byroja Kombëtare e Hetimit lidhen drejtpërdrejt me tenderat e fituara nga kompania apo në kuadër të ndonjë hetimi nga Prokuroria e Posaçme.
Në një reagim zyrtar për Fax News, SPAK deklaron se nuk ka asgjë për të ndarë në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë, kompania “Soft & Solution” vijon të jetë një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo institucionale.
Emri i Ermaë Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2021. Në atë kohë, inxhinieri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një nga ekspertët e thirrur në procesin për korrupsion që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.
