Përplasja e ashpër me Akil Panon, aktivistja: Pastori po përpiqet të marrë një rol që e tejkalon atë të Jezu Krishtit

Data

Të ftuar në një emision televiziv, aktivistja Xheni Karaj dhe pastori Akil Pano patën një përplasje të ashpër, ku Karaj i tregoi publikut një gur me të cilin ishte qëlluar në rrugë disa muaj më parë, ndërsa ishte me partneren e saj. Ajo deklaroi se akte të tilla dhune nxiten nga gjuha e urrejtjes dhe retorika denigruese kundër komunitetit LGBT+, që ka qenë e ashpër dhe e vazhdueshme nga individë si Pastori Akil Pano, i cili, sipas saj, është frymëzues i dhunës ndaj saj.

Në një reagim tjetër këtë të premte, Karaj thotë: “I tregova Akil Panos se ai gur që e kam ruajtur që nga mbrëmja e 20 qershorit, në orën 22:21, kur u hodh ndaj nesh nga një grup adoleshentësh, është rezultat i drejtpërdrejtë i gjuhës së urrejtjes që Akil Pano, gruaja e tij, dhe njerëz pranë tij kanë përdorur ndaj meje dhe ndaj komunitetit që përfaqësoj në mënyrë sistematike.”

Më tej, Karaj shtoi: “Akil Pano jo vetëm mbjell urrejtje, por tani po përpiqet të marrë një rol që e tejkalon atë të Jezu Krishtit.”

Qëndrimi i plotë nga aktivistja Xheni Karaj:

Sot është koha për të flakur gurët e urrejtjes që na ndajnë dhe për të mbledhur gurët që ndërtojnë ura kuptimi dhe respekti mes nesh. Le të përkushtohemi që çdo gur të përdoret për paqe e për mirësi, dhe që çdo stinë të sjellë më afër një botë ku secili të ndihet i lirë, i sigurt dhe i vlerësuar për atë që është.

Në emisionin Top Story, e ftuar përballë Akil Panos, i tregova publikut një gur me të cilin njerëz krejt të panjohur në rrugë, më kanë qëlluar mua dhe partneren time.

I tregova Akil Panos se ai gur që e kam ruajtur që nga mbrëmja e 20 qershorit, në orën 22:21, kur u hodh ndaj nesh nga një grup adoleshentësh, është rezultat i drejtpërdrejtë i gjuhës së urrejtjes që Akil Pano, gruaja e tij, dhe njerëz pranë tij kanë përdorur ndaj meje personalisht dhe ndaj komunitetit që përfaqësoj në mënyrë sistematike.

Tani Akil Pano jo vetëm mbjell urrejtje por po përpiqet të marri një rol si të Jezu Krishtit.

E nxora këtë gur në emision sepse nuk dua që ai të mbetet si një tjetër traumë për mua, partneren time apo për fëmijët që urrejtjen nuk e mësojnë vetë, por e mësojnë nga shpifjet dhe helmimet që individë si Akili përhapin përmes mediave, rrjeteve sociale dhe çdo mediumi ku kanë hapësirë.

E hoqa atë gur nga vendi ku e kam mbajtur gjithë këto muaj, duke më shkaktuar dhimbje e rënduar në zemër, pikërisht për t’ua treguar atyre që përçojnë urrejtjen që nxit dhunën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related