SHBA paralajmëron qytetarët shqiptarë me viza: Mos tejkaloni afatin e qëndrimit!

Data

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët që kanë përfituar dhe do të përfitojnë vizë amerikane.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e SHBA-së ka rikujtuar se duhet të respektohen afatet e përcaktuar në vizë. Në rast të shkeljes së këtyre afateve, ambasada thekson se personat përgjegjës do të dëbohen nga SHBA-ja dhe do t’iu hiqet e drejta për të studiuar, udhëtuar dhe marrë një vizë tjetër për në Amerikë.

“Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte. Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën tuaj të autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Mbikalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë në aftësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related