Vila në Palasë lihet nën sekuestro, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqes së ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, zbardhet vendimi

Data

Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e Elda Dinaj, shoqe e Albina Manckës, kjo e fundit ish-bashkëshorte e Arben Ahmetaj, emri i të cilit në 17 mars 2023 u regjistrua si person nën hetim për korrupsion i funksionarëve, fshehje pasurie dhe pasqyrim parash. Dinaj kishte kërkuar shfuqizimin e  sekuestros preventive të shpallur nga gjykatat më të ulëta ndaj 1 vile në Green Coast që rezulton në emër të paditëses. Sipas,TCH, Gjykata Kushtetuese thotë se sekuestro ndaj pasurisë është bërë me ligj dhe i përgjigjet interesit publik përsa kohë është aplikuar në kuadër të një hetimi që po kryhet nga SPAK. Gjykata kushtetuese shton për vilën në Palasë  duke kujtuar  vendimet gjyqësore që nënvizojnë se ekziston një dyshim i arsyeshëm që kjo pasuri është vendosur me të ardhura të paligjshme dhe se nuk është pasuri e Elda Dinaj. Por një pasuri e fshehur e Ahmetajt nën hetim dhe e ish bashkëshortes së tij. ‘ Duke qenë se ekziston rreziku I tjetërsimit të pasurisë vendosja e sekuetstros preventive është bërë me qëllim që të pengohet cdo transferim i mundshëm deri në përfundim të procesit penal’ deklaron  më tej kushtetuesja. Në vendim përsëriten vendimet e shkallëve të më të ulëta që i referohen kontratave të shitblerjes me Interte Express dhe të dhënat e sistemit Tims, ku del në dritë se Dinaj nuk ishte në Shqipëri ditën kur nënshkroi. Vlera e shitjes së vilës ishte 300 mijë euro , dhe duhej likuiduar  me këste brenda një viti. Ndërkohë që shoqëria vendosi ta shesë vilën gati 87 mijë euro më pak nga ajo që e kishte marrë. Pagesa e parë  e paguar, u pa nga apeli i posaçëm si veprim për kalimin e pronësisë tek kërkuesja Dinaj, se ishte kryer në bashkëpunim me deputetin nën hetim dhe ish bashkëshorten. Kjo krijon dyshimin citohen vendimet e mëparshme lënë në fuqi si sekuestro preventive nga kushtetuesja, se deputeti ka pastruar para të korrupsionit nëpërmjet zhvendosjes së të drejtave të pasurisë.

Pjesë nga fashikulli hetimor

Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr. 73 ndodhur në “Green Coast”, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria “Inerte Express” sh.p.k., me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e shtetases Albina Mançka. Kjo vilë nuk është deklaruar ndonjëherë nga Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Ekziston dyshimi i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme. “Deklarim i rremë i shumes së investuar dhe burimit të saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek Shallvaret, me shoqërinë ‘Lani’ sh.p.k. Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka në deklaratat e pasurive, shkruajnë se shuma me përafërsi 105 000 euro ka si burim kursimet, kredi bankare dhe shitjen e pjesëve takuese të investimit. Kredia e referuar si burim, ka pasur si qellim blerjen e një apartamenti dhe është disbursuar ne llogarinë tyre me date 24.08.2016, ndërkohe qe pjesa me e madhe e investimit te mësipërm, është kryer ne periudhën janar 2004-korrik 2006″, thuhet në dosje. SPAK e akuzon Ahmetajn edhe për fshehje të shumes 3 123 880.3 leke, te paguar përgjatë viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere për rregullimin/punime brenda AIRBN ne katin e dyte, te pallatit te ndërtuar me bashkëinvestitorët shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit V.K dhe E.M. Prokuroria thekson se Ahmetaj fshehu edhe shumën 2007 373 lekë, te paguar gjate viteve 2019 dhe 2020 nga shoqëria “Integrated Technology Services” për rregullimin/punime ne ambientin e brendshëm AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit të ndërtuar me bashkëinvestitorët shoqërinë “Lani” sh.p.k

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related